HISTORIA E KOMPANISË ÇELËSI Media Group është aktualisht siguruesi më i madh i informacionit në Shqipëri. Operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre viteve, ÇELËSI, ka qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. Qe nga viti 2012, ÇELËSI u kthye në platformën e parë dhe të vetme të integruar print-web-mobile në Shqipëri. Filozifia jonë: Duke qenë të ndërgjegjshëm për pozicionin tonë specifik, në njërën anë midis konsumatorit të ri shqiptar dhe biznesit të ri shqiptar dhe në anën tjetër midis tregut shqiptar dhe interesit të investitorëve të huaj ne jemi përqëndruar në produktet dhe shërbimet e informacionit praktik dhe objektiv, duke zhvilluar sensin e “ubiquity” të prekshëm ose të prezencës dyfishe dhe të njëhershme:
  • Të njohësh brendësinë ndërkohë që vëzhgon nga jashtë
  • Të japësh njohurinë ndërkohë që përdor vlerat dhe standardet globale
  • Të zgjerosh gamën e produkteve dhe shërbimeve ndërkohë që perfeksionon secilin prej tyre
  • Të arrish rezultate biznesi ndërkohë që përmirësonshërbimin kundrejt klientit
  • Të prekësh të ardhmen ndërkohë që optimizon të tashmen
Këto perceptime përfaqësojnë përkushtimin tonë kundrejt klientit dhe konsumatorit. Këto përkushtime na lejojnë të ofrojmë një brendësi dhe performancë unike. "ÇELËSI Group", www.celesi.com, ka 8 operacione kryesore nën ombrellën e tij: GAZETA ÇELESI: e para dhe e vetmja gazetë njoftimesh ekonomike dhe ofertash biznesi në Shqipëri është paraprirësja jonë. Që nga botimi i saj i parë në vitin 1998 është “tregu” i parë duke u kthyer në mjetin më të rëndësishëm të komunikimit të konsumatorit drejt konsumatorit (C2C) dhe në mjetin më të efektshëm të komunikimit të biznesit drejt konsumatorit (B2C) dhe duke sjellë së fundmi një risi absolute në tregun e informacionit praktik dhe utilitar: platformën e integruar print-web-mobile, duke mbetur kështu lider i pakontestueshëm i këtij sektori në nivel kombëtar. Kjo platformë ofron 360° informacion për shit-blerjet, qiratë, tregun e punës, ofertat e biznesit dhe teknologjinë më të fundit që mundëson edhe 360° akses ndaj këtij informacioni nëpërmjet versionit shtyp të gazetës, portalit web www.gazetacelesi.al dhe aplikacionit për smartphone YELLOW PAGES ALBANIA Ofron standardet dhe teknologjinë më të lartë në portalet yellow pages, duke propozuar për herë të parë në Shqipëri jo vetëm llojet e kërkimit (sipas sektorit, emrit të biznesit, fjalëve kyçe dhe zonave), por edhe hartën interaktive të vendndodhjeve të bizneseve dhe aplikacionit për celularë. Ky portal paraqet online në kohë reale të gjithë informacionin e bizneseve, përfshirë klasifikimin, kontaktet, adresat, foto, video, produktet dhe shërbimet si dhe ofertat dhe reklamat e tyre. Ne kontekstin e rritjes se ndjeshme te perdorimit te internetit dhe te aplikacioneve Smpartphone dhe te uljes po aq te ndjeshme te aksesit ndaj produkteve print, kete vit, i gjithe informacioni dhe databasa e biznesit qe Çelesi perditeson, pasuron dhe klasifikon sistematikisht, do te ofrohet vetem nepermjet portalit www.yellowpagesalbania.com dhe Aplikacionit per Smartphone, Albania Yellow Pages. Sic do mund ta konstatoni nga ekstrakti mujor i Google Analytics, shikueshmeria dhe aksesi ndaj ketij portali ka nje rritje teper domethenese. Aplikacioni Yellow Pages Albania: I pari aplikacion shqiptar i rregjistruar në Apple Store dhe Google Play. Ofron në kohë reale, në celularet smartphone, të gjithë informacionin që gjendet në portalin www.yellowpagesalbania.com si edhe hartën interaktive të vendndodhjeve të bizneseve, duke i renditur ato sipas distancës së kërkuesit. Aplikacioni Explore Albania: I vetmi aplikacion aktiv turistik për të gjithe Shqipërinë, i aksesueshëm në çdo moment nëpërmjet celularit. Harte interaktive, lidhje direkte me Google Maps, Lokalizim ne kohe reale te vendodhjeve atraktive dhe sherbimeve utilitare. Sherben si udherrefyes & navigator.Shkarkim falas i aplikacionit nepermjet Ap Store dhe Google Play. Sms informuese per te gjithe vizitoret qe hyjne ne territorin Shqiptar. Agjencia Publicitare Çelesi Communication është themeluar në vitin 1998, duke u paraprirë nevojave të bizneseve shqiptare në lidhje me shërbimet e komunikimit dhe reklamimit sipas kërkesave specifike të bizneseve. Është një Agjenci reklamuese 360˚. Ofron: Studime Tregu, Strategji Marketingu, Mediaplane, Kreativitet, Prodhime, Marredhenie me publikun dhe Aktivitete Promocionale. MAPPING & DIRECT MAILING Mapping - është identifikimi (hartëzimi), përzgjedhja e zonës së interesit mbi hartë duke përdorur mënyrat e duhura të kombinimit të Mapping sasior, Mapping cilësor, tiparet demografike dhe senset e lëvizjes së mjeteve apo këmbësorëve. Direct Mailing - është shpërndarja e materialeve promocionale Door to Door, Face to Face, në makinat e parkuara etj, duke ju përshtatur (Mapping) përzgjedhjes së bërë paraprakisht në hartë. IMEDIA: Zgjidhje marketingu online & media interactive. Ofron një gamë të gjerë shërbimesh web-i:
  • marketing online (Google, Facebook dhe YouTube ads, fushata ‘banner’, e-mail campaign & sms campaign)
  • planifikim strategjik mediatik
  • kërkim tregu online
  • projektim dhe zhvillim faqe web
  • optimizim të motorrëve të kërkimit
  • zhvillim të aplikacioneve mobile
www.imedia.al KARTA EXTRA: Është një Qendra Tregtare Virtuale: nje rrjet i përbërë nga dhjetra njësi tregtare dhe shërbimi si dhe mijëra persona, të cilët janë të privilegjuar në tregun e produkteve dhe shërbimeve. Çdo blerje shpërblehet dhe çelësi për këtë privilegj është vetëm të kesh Kartën “Extra”. Të bëhesh zotërues ekskluziv i Kartës “Extra” është e thjeshtë dhe e shpejtë: duhet të plotësosh një formular më të dhënat e tua. Formularin mund ta gjesh në të gjitha bizneset që janë pjesë e rrjetit ose në pikat Infoshop Çelësi. Adresat e bisneseve i gjen në faqen www.kartaextra.com. “Karta Extra” ju jepet menjëherë falas dhe pas pak ditësh do t’ju vijë një sms ose e-mail me passwordin e kartës. INFOKULT: është e para dhe e vetmja revistë kulturore në Shqipëri. Botimi i saj ka filluar në vitin 2003 dhe nga viti 2012, kemi transferuar përmbajtjen dhe shërbimet e Revistës Kult në portalin informativ kulturor të parë dhe unik interaktiv në Shqipëri www.infokult.al, si një regjistër dhe barometër për kulturën shqiptare dhe tregun artistik në Shqipëri duke iu përgjigjur pyetjeve ÇFARë? KUSH? KUR? KU? SI?, AKADEMIA KULT: Databaza unike e aktiviteteve kulturore e gjeneruar çdo vit nga KULT-i shërben si një material I parë dhe referues për Akademinë KULT, një shoqatë kulturore e cila organizon që prej vitit 2005 ceremoninë kombëtare të Çmimeve KULT me 48 të nominuar dhe 12 fitues në 12 kategori të artit dhe kulturës, e cila konsiderohet tashmë nga media vendase si “Çmimet Shqiptare Oscar dhe Grammy” .www.akademiakult.com, www.kultawards.com