njoftime pune - Supervizor/e Akomodimi
Himare • Himare • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - SUPERVIZOR/E AKOMODIMI
Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: “Supervizor/e Akomodimi”
Detyrat dhe pergjegjesite
1. Mbikqyr punën në të gjitha nivelet (recepsionistët, punonjësit e shërbimit), në bazë të
objektivave të përcaktuara.
2. Menaxhon shpenzimet, analizon dhe interpreton informacionin financiar, monitoron shitjet dhe
fitimet.
3. Zhvillon dhe zbaton një strategji intuitive dhe efikase të marketingut për të promovuar shërbimet
e hotelit.
4. Komunikon me klientët kur është e përshtatshme (i mirëpret ata, adreson ankesat e tyre, gjenë
zgjidhje për problemet.)
5. Bashkëpunon me palët e jashtme të tilla si agjencitë e udhëtimit, koorporata planifikuesit e
eventeve / konferencave.
6. Koordinon me te gjithe departamentet ne raste evente/konferenca/dreka/darka sipas nje plani
pune paraprak
7. Inspektonë hotelin rregullisht për të zbatuar përputhshmëri të plotë me standardet e shëndetit
dhe sigurisë.
8. Koordinon dhe ndjek problematikat teknike deri ne zgjidhje dhe raportim mbi ecurin e zgjidhjes
se tyre
9. Organizon dhe bën kontroll të të gjitha shërbimeve të hotelerisë që resorti ofron.
10. Kontrollon shifrat e hotelit dhe problematikat që mund të kenë hasur recepsionet.
11. Kontrollon rezervimet dhe mbyllja e rooming listave të grupeve me Agjencitë.
12. Auditon recepsionet për sa i përket proçedurave të punës dhe hedhjes së rezervimeve.
13. Monitoron portalet online, telefonatat dhe dërgon oferta kompanive të ndryshme.
14. Bën rakordimin me faturat e debitorëve. Bën telefonata debitorëve për shlyerjen e pagesave.
15. Rakordon me financën kartelat e grupeve
16. Jep udhëzime recepsionit për praktikat e punës.
17. Suport recepsionit me Chech-in dhe auditim të channel manager.
18. Hartimi i kalendarit mujor për orët dhe turnet përkatëse për stafin që menaxhon dhe planifikimi I
lejeve.
19. Kontroll dhomat për higjenën dhe efiçencën e stafit të pastrimit.
20. Kontrolli i proçedurave të punës, faturimi dhe check-out.
21. Koordinon dhe duditon mëngjesin e hotelit.
22. Koordinon me përgjegjësen e pastrimit për hartimin e orareve të punës të sanitareve.
Kualifikimet dhe kërkesat
Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në industrinë e hotelerisë.
Të jetë i diplomuar në fushën Hoteleri Turizëm
Aftësi në paketat Ms Office.
Të jetë fleksibël me oraret e punës.
Të ketë rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe italiane të folur dhe të shkruar.
Zotësi për tu përqëndruar në nevojat e klientit dhe aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshëm
gjatë gjithë kohës.
Të ketë aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale si dhe aftësinë për të qëndruar pozitiv dhe
professional gjatë orëve të gjata të punës.
Aftësi të mira drejtuese dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve janë të nevojshme, së bashku me
një gatishmëri për të bashkëvepruar me klientët dhe punonjësit nga vënde dhe kultura të
ndryshme.
Pagesat konkuruese
Akomodim dhe Ushqim përfshirë
Personat e interesuar mund të dergojne cv-te e tyre dhe të kontaktojnë në adresat e
mëposhtme:
Email: juriste@testela.al Whatsapp: 0672083391
NIVELI
Drejtues/Pergjegjes
PROFILI
Burime njerezore-asistence ligjore
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Hotel me 5 Yje në Dhërmi
Kontakto një profesionist
Një staf i dedikuar profesionistësh do t'ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më të mirë që po kërkoni. Filloni të kërkoni nëpërmjet njoftimeve tona.
Bizneset e regjistruara në Yellowpages
Gjej kompanitë më të mira në Yellowpages, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Burime njerezore-asistence ligjore
Publikuar më 29/03/2025
Kontakto njoftuesin