logo

Doni të mbaroni punë?

Tracking pixel for ad 1244745
no image

NJOFTIM PREMIUM

Njoftime pune - Teknik Servisi (Mekanik) - Teknoxgroup Shqiperi sh.p.k.

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - TEKNIK SERVISI (MEKANIK) - TEKNOXGROUP SHQIPERI SH.P.K.

Profesionisti fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin e Teknik Servisi (Mekanik) për Teknoxgroup Shqiperi sh.p.k. përfaqësuesi zyrtar për territorin e Republikës se Shqiperisë. Caterpillar është prodhuesi më i madh dhe më i njohur ne botë i pajisjeve dhe makinerive të rënda për levizjen e dherave, të sistemeve për prodhimin e energjisë dhe të motorëve, dhe që arrin deri tek konsumatorët fundorë nëpermjet përfaqësive zyrtare në çdo vend të botës.

Përmbledhje:

Jemi në kërkim të personave të rinj në moshë dhe të profilit teknik te interesuar të punojnë në shërbimin e mirëmbajtjes dhe mbështetjes teknike, te gatshëm për të mësuar më shumë dhe te orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, me njohuri dhe aftësi të mira teknike, vullnet për të mësuar dhe ndërtuar një karrierë si pjesë e ekipit tonë.

Përgjegjësitë kryesore të kandidatit të përzgjedhur kanë të bëjnë me mbështetjen e grupit tonë të teknikëve në zgjidhjen dhe riparimin e problemeve në makineri të ndryshme, t’i ofrohet klientit e gjithë asistenca e duhur në riparimin e defekteve, si dhe prezantimi në mënyrë të denjë i shërbimit tonë teknik.

Është e preferueshme që kandidati të ketë kualifikimet e mëposhtme:

•Diplomë nga një Shkolle Teknike (shkollë e mesme ose fakultet teknik) dega mekanike/elektrike.
•Të ketë njohuri të mira mekanike, motorë, hidraulikë, dhe auto-elektrike.
•Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
•Të ketë njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit.
•Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët.
•Të jetë entusiast, i gatshëm për të mësuar dhe për të punuar në grup.
•Të jetë i gatshëm për të punuar nën stres dhe me orare te zgjatura.
•Të zotërojë patentë shoferi.

Përvoja e mëparshme në pozicione pune të njëjta ose të ngjashme në industrinë e makinerive, makinave, autobusëve
ose kamionëve është e preferueshme. Përvoja e drejtpërdrejtë në servisimin e makinerive të rënda të lëvizjes së
dherave do të konsiderohet si avantazh.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: besmira.hoxhaj@teknoxgroup.com ose në numrin e telefonit: +355689006682

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

NIVELI

Profesioniste/Teknike

PROFILI

Instalim-riparim-mirembajtje

ARSIMI

I mesem

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

Profesionisti

Kontakto një profesionist

Një staf i dedikuar profesionistësh do t'ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më të mirë që po kërkoni. Filloni të kërkoni nëpërmjet njoftimeve tona.

Bizneset e regjistruara në Yellowpages

Gjej kompanitë më të mira në Yellowpages, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Instalim-riparim-mirembajtje

Publikuar më 04/04/2025

Kontakto njoftuesin