Njoftime pune - Agjent të Makinave me Qera
Tirane • Tirane • Albania
1019
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - AGJENT TË MAKINAVE ME QERA
Kerkohet të punësohet një Agjent të Makinave me Qera, për angazhim afatgjatë, në një mjedis profesional dhe dinamik. Kandidati ideal duhet të jetë një individ serioz me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe perkushtim në ndjekjen e procedurave të punës, duke garantuar shërbime cilësore dhe të besueshme ndaj klientëve.
Detyrat:
Kontrollimi i gjendjes teknike dhe të sigurisë së makinave para dhe pas dhënies në qira.
Organizimi i mirëmbajtjes periodike dhe riparimeve të nevojshme.
Përgatitja dhe verifikimi i dokumentacionit për çdo marrëveshje qiraje.
Dorëzimi dhe pranimi i makinave sipas procedurave të kompanisë.
Pergatitja e makinave per tu dhene me qera gjate dites.
Konsulencë për klientët për zgjedhjen e makinës që i përshtatet nevojave të tyre.
Përgjigjja ndaj pyetjeve dhe ankesave të klientëve me profesionalizëm.
Agjenti i Qirave do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me ekipin operativ dhe me menaxherin e flotës.
Do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me klientët për procesin e qirave dhe do të ndërmarrë veprime për përmirësimin e shërbimit.
Raportimi i përditshëm ose javor për statusin e makinave, incidentet dhe aktivitetet operative.
Kualifikimet
Arsimi minimal i diplomës së shkollës së mesme.
Prioritet do te kene kandidatet me edukim universitar.
Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e flotes, shërbimin ndaj klientit ose në sektorin e qirave (preferohet, por jo e nevojshme).
Aftësi të mira komunikuese në mënyrë verbale dhe me shkrim ne Anglisht.
Aftësi ndërpersonale për menaxhimin efektiv të marrëdhënieve me klientët.
Te disponoje patente te klasit B.
Per te shprehur interesin, ju lutem dergoni nje email me CV te info@asamobility.com
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
KRITERET
Patente te Klasit B, Aftesi Folese ne Anglisht
ARSIMI
I mesem
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
ASA RENT SHpk
Kontakto një profesionist
Një staf i dedikuar profesionistësh do t'ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më të mirë që po kërkoni. Filloni të kërkoni nëpërmjet njoftimeve tona.
Bizneset e regjistruara në Yellowpages
Gjej kompanitë më të mira në Yellowpages, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
EXPIRED