APARTAMENT NE SHITJE - 1+1 + POST PARKIMI -Pranë Liqenit Artificial
Liqeni Artificial • Rruga Hiqmet Buzi • Tirane • Albania
€ 115.000
60 m2
Sipërfaqja
1
Banjo
3
Kati
1
Ambjente
Përshkrimi
APARTAMENT NE SHITJE - 1+1 + POST PARKIMI -PRANË LIQENIT ARTIFICIAL
Apartament 1+1 në shitje, fare pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës në kompleksin rezidencial Park Life.
Apartamenti 1+1, me sipërfaqe 60 m² dhe një kurbaturë të rregullt, është i organizuar në:
- Korridori në hyrje
- Zona e ndenjes
- Zona e ngrënies
- Kuzhina
- Tualeti
- Dhomë gjumi matrimoniale
- Ballkon
Apartamenti ofron pamje nga Parku i Liqenit dhe Mali i Dajtit.
Ky apartament ndodhet në katin +1 të një godine 4-katëshe; ndërkohe që posti i parkimit ofrohet në katin -1 të godines. Ky objekt është në fazë ndërtimi dhe pritet të përfundojë shpejt.
Të jetuarit brenda një kompleksi rezidencial të standardit të Park Life Residences, ka shumë avantazhe.
• Aksesi i makinave në kompleks bëhet vetëm nga nëntoka. Kjo do të thotë që brenda kompleksit nuk qarkullon asnjë automjet, duke maksimizuar kështu sipërfaqet e gjelbërta, rrugët e kalimit për njerëzit dhe hapësirat për argëtimin e fëmijëve.
• Ndërtimi i godinave ruan të njëjtën cilësi si faza e parë e këtij projekti. Fasada e ventiluar, izolimi i lartë termik dhe akustik, klasi A i eficencës së energjisë, etj. janë vetëm disa prej detajeve teknike dhe arkitektonike që e dallojnë këtë projekt.
• Stili ideal për nje jetesë të qetë dhe të shëndetshme. Kjo mundësohet nga pozicioni i favorshëm pranë Parkut të Liqenit Artificial, si dhe nga mënyra e organizimit të kompleksit në objekte 4-katëshe me numër te kufizuar apartamentesh.
• Siguria brenda kompleksit është maksimale, e survejuar me kamera (sistem CCTV) dhe mbikëqyrje nga recepsioni operativ 24/7.
Apartamenti 14-08 në shitje, është në faze ndertimi. Por pse duhet te investoni në një njësi e cila është në zhvillim?
Kur bëni një investim në fazat e hershme të një projekti, përfitoni disa avantazhe që mund të bëjnë dallimin për ju dhe familjen tuaj:
1. Personalizimi i hapësirave – Keni mundësinë të bëni modifikime dhe personalizime që përputhen me stilin dhe nevojat tuaja, duke e bërë shtëpinë tuaj unike.
2. Rritje e vlerës në kohë – Duke investuar që në fillim, apartamenti juaj ka potencialin të rrisë vlerën gjatë kohës që projekti përparon, duke sjellë përfitime të dyfishta: një shtëpi për jetesë dhe një investim të mençur.
Investimi në një projekt të ri është një vendim strategjik për të ardhmen tuaj. Zgjidhni sot dhe përfitoni për nesër!
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në numrin: +355696851395 ose +355694774829 .
Të dhënat
SIPERFAQE
60 M2
GJENDJA
Ne ndertim
KATI
1
TOTALI I KATEVE
3
DHOME GJUMI
1
DHOME NDENJE
1
KUZHINE
1
BANJO
1
MOBILIMI
E pamobiluar
PARKIM NE GARAZH
1
VITI I NDERTIMIT
2020+
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Ne kompleks rezidencial
Detaje te tjera: Garazh - Ballkon
Karakteristika te tjera: Akses per invalidet - Recepsion
Sistem kondicionimi: Qendror - I ngrohte - i ftohte
Vetrata te jashtme: Dopio Xham - Metal
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 17/11/2024