APARTAMENT ME QERA 2+1 RRUGA BARDHYL 50.000 LEKE
Rr. Bardhyl • Rruga Bardhyl • Tirane • Albania
ALL 50.000
110 m2
Sipërfaqja
1
Banjo
1
Ambjente
Përshkrimi
APARTAMENT ME QERA 2+1 RRUGA BARDHYL 50.000 LEKE
Apartament 2+1 me qera
Informacion mbi Pronen
. Apartamenti eshte i mobiluar totalisht , me hyrje te vecante nga pallati
. Organizohet ne : 2 dhoma gjumi, sallon, 1 tualete , korridor shperndares , kuzhine, depo, ballkon,
. Siperfaqe totale 110m2. Pozicionohet ne katin 1 te nje pallati ekzistues , pa ashensor , ne nje zone te qete dhe me te gjitha fasilitetet e nevojshme per te banuar
. Vendodhja: Rruga Bardhyl , prane Shkolles "Andon Zako Cajupi"
. Cmim 50.000 Leke/muaj
Per me teper informacion apo detaje rreth prones kontaktoni ne nr 068 666 2 444
Kodi: OÇ734
Të dhënat
SIPERFAQE
110 M2
GJENDJA
Ne gjendje te mire
KATI
1
ASHENSOR
Jo
DHOME GJUMI
1
BANJO
1
MOBILIMI
E mobiluar
Karakteristikat
Preferenca dhe pershtatshmeria: Zone qendrore
Përshkrimi i lagjes
Njësia Administrative 8 është e përfshirë në administrimin e Bashkisë Tiranë. Kjo Njësi ndodhet 110 m mbi nivelin e detit dhe zë një pjesë të kosiderueshme të Tiranës së vjetër. Sipërfaqja e territorit të kësaj njësie është 1.75 km². Popullsia e regjistruar është 41,421 banorë dhe 14,751 familje, ndërsa mosha mesatare është 41 vjeç. Si një nga njësitë që shtrihet në pjesën më të madhe në Tiranën autoktone është e populluar nga fiset më të vjetra të Tiranës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre shekullorë në zhvillimin ekonomik e kulturor të Njësisë dhe Tiranës në përgjithësi, ku mund të përmëndim midis të tjerave familjet: Karapici, Tafaj, Sallaku, Alimehmeti, Balluku, Saraçi, Tabaku, Myderizi, Preza, etj. Në territorin e kësaj njësie, mirëkuptimi, bashkëjetesa dhe toleranca fetare tregohet edhe nëpërmjet kulteve fetare të ngritura në këtë Njësi. Mund të përmëndim Kishën Katolike në Rr. ''Ali Pashë Gucia'', Xhaminë e Bërxollit, Xhaminë e Zajmit, Istitucionin e vetëm teologjik Medresja “Haxhi Mahmut Dashi” e para në Shqipëri. Në Njësinë Administrative Nr. 8 ndodhen dy nga qëndrat tregtare më të mëdha në Tiranë: Tregu i madh ushqimor dhe fruta-perime në Ish Uzinën” Dinamo” & Qëndra industriale në bllokun e magazinave të ish N.T.I. Territori i kësaj njësie përshkrohet nga 26 rrugë me një gjatësi prej 12,130 m. Rrugë të kategorisë së parë janë 9 ndërsa 17 te tjera janë të kategorisë së dytë. Në territorin e Njësisë Administrative 8 mbizotëron një rrjet i dendur me dyqane, resorante, hotele ku janë të punësuar qindra qytetarë, kryesisht gra dhe vajza. Në Rr. ''Siri Kodra'' në rrugën e quajtur ish blloku i magazinave në një sipërfaqe prej 82,500 m² është përqëndruar një numër i madh firmash prodhuese dhe tregetare, duke e kthyer këtë zonë në një nga qëndrat më të mëdha industriale dhe tregëtare të qytetit të Tiranës.
Ku të kalosh kohën e lirë: 55 Bar-kafe, 69 Restorante, 73 Sallone Bukurie, 2 Parqe lodrash
Ku të bësh Pazar: 34 Markete & Supermarkete, 16 Furrë bukë, 150 Veshje & Aksesorë, 6 Banka, 3 Zyra postare
Po transporti: 1 Linjë Urbane, 9 Vendqëndrime Taxi, 17 Parkingje, 8 Karburante
Arsimi: 10 Kopshte, 2 Çerdhe, 6 Shkolla 9 vjeçare, 2 Shkolla të mesme, 4 Shkolla profesionale, 1 Universitet, 26 Qendra kursesh
Shëndetësia: 1 Qendër shëndetësore, 1 Spital, 24 Klinika dentare, 73 Farmaci
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Apartament
Publikuar më 25/01/2025