njoftim pune - Agjent/e shitje në Showroom
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIM PUNE - AGJENT/E SHITJE NË SHOWROOM
Top Line sh.p.k është një kompani lider në tregun Shqiptar në fushën e tregëtimit të mobiljeve për zyra
dhe shtëpi nga markat më të njohura Italiane. Duke qenë gjithnjë në përmirësim të shërbimit ndaj
klientëve.
Top Line po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin: Agjent/e shitje në Showroom
Ky pozicion vepron si ndërmjetës me klientët, duke rekomanduar produkte dhe shërbime në përmbushje
të kërkesave të tyre për ofrimin e një përvojë të këndshme për çdo klient:
Ndërvepron me klientët duke demonstruar standarte të larta të shërbimit ndaj klientit, duke
identifikuar saktë nevojat dhe preferencat e tij në blerje.
- Përdor gjuhën e dizajnit të artikujve të ekspozuar për të ndihmuar klientët të orientohen lehtësisht në
Showroom dhe ofron informacion të plotë të produktit.
- Përditëson skedarët e klientit, përgatit preventivët dhe korrespondencën vijuese me klientin.
- Dërgon porositë tek prodhuesi i produktit dhe mban korrespondencat përkatëse deri në marrjen në
dorëzim të porosive.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Universiteti.
- 2-3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
- Aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe inicjuese.
- Njohuri të gjuhës Italiane.
- Njohuri të programeve MSOffice, Excel, përbën avantazh njohja e programit Autocad.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kopje të CV-së në adresën [email protected] ose të kontaktojnë në
numrin celular 069 60 53034 brenda datës 5 Nentor 2024.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen.
Top Line siguron kandidatët se të dhënat personale të pranishme në CV-të e mbledhura përmes portalit online, për pozicione të
lira pune, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Sherbim klienti
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
TOP LINE SHPK
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Sherbim klienti
Publikuar më 11/10/2024