njoftime pune - Supervizor/e Akomodimi
Tirane • Tirane • Albania
Ofroj punë
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - SUPERVIZOR/E AKOMODIMI
Te Stela Resort kërkon të punësojë :
“Supervizor/e Akomodimi”
Detyrat dhe pergjegjesite
1. Mbikqyr punën në të gjitha nivelet (recepsionistët, punonjësit e shërbimit), në bazë të
objektivave të përcaktuara.
2. Menaxhon shpenzimet, analizon dhe interpreton informacionin financiar, monitoron shitjet dhe
fitimet.
3. Zhvillon dhe zbaton një strategji intuitive dhe efikase të marketingut për të promovuar shërbimet
e hotelit.
4. Komunikon me klientët kur është e përshtatshme (i mirëpret ata, adreson ankesat e tyre, gjenë
zgjidhje për problemet.)
5. Bashkëpunon me palët e jashtme të tilla si agjencitë e udhëtimit, koorporata planifikuesit e
eventeve / konferencave.
6. Koordinon me te gjithe departamentet ne raste evente/konferenca/dreka/darka sipas nje plani
pune paraprak
7. Inspektonë hotelin rregullisht për të zbatuar përputhshmëri të plotë me standardet e shëndetit
dhe sigurisë.
8. Koordinon dhe ndjek problematikat teknike deri ne zgjidhje dhe raportim mbi ecurin e zgjidhjes
se tyre
9. Organizon dhe bën kontroll të të gjitha shërbimeve të hotelerisë që resorti ofron.
10. Kontrollon shifrat e hotelit dhe problematikat që mund të kenë hasur recepsionet.
11. Kontrollon rezervimet dhe mbyllja e rooming listave të grupeve me Agjencitë.
12. Auditon recepsionet për sa i përket proçedurave të punës dhe hedhjes së rezervimeve.
13. Monitoron portalet online, telefonatat dhe dërgon oferta kompanive të ndryshme.
14. Bën rakordimin me faturat e debitorëve. Bën telefonata debitorëve për shlyerjen e pagesave.
15. Rakordon me financën kartelat e grupeve
16. Jep udhëzime recepsionit për praktikat e punës.
17. Suport recepsionit me Chech-in dhe auditim të channel manager.
18. Hartimi i kalendarit mujor për orët dhe turnet përkatëse për stafin që menaxhon dhe planifikimi I
lejeve.
19. Kontroll dhomat për higjenën dhe efiçencën e stafit të pastrimit.
20. Kontrolli i proçedurave të punës, libri i bashkisë, faturimi dhe check-out.
21. Auditon mëngjesin e hotelit.
22. Koordinon me përgjegjësen e pastrimit për hartimin e orareve të punës të sanitareve.\
Kualifikimet dhe kërkesat
1. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në industrinë e hotelerisë.
2. Të jetë i diplomuar në fushën Hoteleri Turizëm
3. Aftësi në paketat Ms Office.
4. Të jetë fleksibël me oraret e punës.
5. Të ketë rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe italiane të folur dhe të shkruar.
6. Zotësi për tu përqëndruar në nevojat e klientit dhe aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshëm
gjatë gjithë kohës.
7. Të ketë aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale si dhe aftësinë për të qëndruar pozitiv dhe
professional gjatë orëve të gjata të punës.
8. Aftësi të mira drejtuese dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve janë të nevojshme, së bashku me
një gatishmëri për të bashkëvepruar me klientët dhe punonjësit nga vënde dhe kultura të
ndryshme.
Te tjera
Pages konkuruese
Personat e interesuar mund te kontaktojne apo te dergojne cv-te e tyre në adresat e
mëposhtme.
Email: juriste@testela.al
Tel: 0672033327 / 0672083391
Adresa: Rr.Iljaz Pashë Dibra, Mezez, KasharTirane
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Administrim-menaxhim
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
TE STELA RESORT
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Administrim-menaxhim
Publikuar më 28/03/2025