Njoftime pune - Copywriter - Profesionisti
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - COPYWRITER - PROFESIONISTI
Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura. Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Copywriter në Sektorin e Shërbimeve në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
• Eksperiencë e mëparshme si Copywriter ose në një rol të ngjashëm.
• Aftësi të shkëlqyera shkrimi në gjuhën Shqip/Anglisht dhe përshtatje të stilit sipas platformës.
• Njohuri mbi SEO (për optimizimin e përmbajtjes në motorët e kërkimit).
• Aftësi për të punuar me afate dhe projekte të shumta njëkohësisht.
• Krijimtari dhe aftësi për të kapur vëmendjen me mesazhe të shkurtra dhe të goditura.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Krijimi i përmbajtjes kreative për fushata marketingu, rrjete sociale, website, email-e dhe materiale të tjera promovuese.
• Bashkëpunimi me ekipin e marketingut, dizajnit dhe menaxherët e projekteve për të zhvilluar ide të reja dhe mesazhe të synuara.
• Rishikimi dhe përmirësimi i teksteve ekzistuese për të rritur impaktin dhe qartësinë.
• Kërkimi mbi tregun, konkurrentët dhe audiencën për të krijuar përmbajtje më të efektshme.
Përfitimet:
• Paga konkurruese bazuar në eksperiencë.
• Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
• Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al ose në WhatsApp +355682057072.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Edukim-art-media-shkence
ARSIMI
I larte
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Profesionisti
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Edukim-art-media-shkence
Publikuar më 30/03/2025