njoftime pune - Marangoz/Montues
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - MARANGOZ/MONTUES
Njoftim për Punësim nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e ICONIC HOME.
ICONIC HOME, një ndrmarreje lider në fushën e punimeve në dru dhe marangozisë për sa i përket cilësisë, shpall hapjen e tre pozicioneve të punës për t'u bashkuar me ekipin tonë në zhvillim.
Jemi në kërkim të individëve të apasionuar dhe të përkushtuar për artin e punimeve në dru, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në krijimin e veprave të jashtëzakonshme dhe të personalizuara për klientët tanë.
1. Specialist i Punimeve në Dru
Paga: 200,000 ALL/muaj
Kërkesat: Të ketë përvojë të konsiderueshme në fushën e punimeve të komplikuara në dru, njohuri të thelluara teknike dhe aftësi për të menaxhuar projekte të ndryshme simultanisht, gjithashtu duhet të kuptojë projekte komplekse arkitektonike pa shpjegime dhe të punojë me të gjitha materialet e përdorura për arredim.
2. Nxënës Marangoz
Paga: 75,000 ALL/muaj ku 1 muaj është provë. Dhe në varësi të aftësisë për të mësuar rritet në mënyrë eksponenciale.
Kërkesat: Pa kërkesa për përvoje paraprake. Ky pozicion është ideal për ata që janë në fillimet e karrierës së tyre dhe dëshirojnë të mësojnë zanatin e marangozisë.
Orari i Punës: E Hënë deri E Shtunë, nga ora 8:00 deri në 16:30. Me orë shtesë vetëm në raste kur ka arredime nëpër qendra tregtare dhe objekte biznesi. Koha e drekës është nga 12:00 deri në 12:30.
Pushimet Zyrtare: Të gjitha pushimet zyrtare janë pushime për kompaninë, vetëm në raste të jashtzakonshme ndodh e kundërta.
Pushimi Vjetor: 21 ditë (3 javë), të cilat duhet të merren ndaras dhe me njoftim një muaj përpara.
Udhetime Zyrtare: Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të udhëtojnë për punë në vende të ndryshme të Europës,
me një pagesë prej 150 euro/ditë pune dhe të gjitha shpenzimet e përfshira nga kompania.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne e tyre dhe një letër motivimi në adresën e email-it të mëposhtëm, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë. Ne mirëpresim anëtarët e rinj në ekipin tonë dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen e ICONIC HOME. Aplikantët duhet të kuptojnë që nuk janë të përshtatshëm në qoftë se nuk kanë eksperiencë apo nuk dinë të bëjnë 1 proces pune do të eleminohen nga kualifikimi per vendin e punës.
Dërgoni aplikimet tuaja në: iconic.home.eu@gmail.com
Nr. Telefoni: 0693196242
Faleminderit për interesin tuaj në ICONIC HOME.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Instalim-riparim-mirembajtje
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
ICONIC HOME
Kontakto një profesionist
Një staf i dedikuar profesionistësh do t'ju ndihmojnë të gjeni zgjidhjen më të mirë që po kërkoni. Filloni të kërkoni nëpërmjet njoftimeve tona.
Bizneset e regjistruara në Yellowpages
Gjej kompanitë më të mira në Yellowpages, mos hezito të na kontaktosh për më shumë informacion.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Instalim-riparim-mirembajtje
Publikuar më 01/04/2025
Kontakto njoftuesin