logo

Çelësi

Tracking pixel for ad 1137231
no image

NJOFTIM PREMIUM

njoftime pune - Asistente Ekzekutive

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - ASISTENTE EKZEKUTIVE

Top Line sh.p.k është një kompani lider në tregun Shqiptar në fushën e tregëtimit të mobiljeve për zyra
dhe shtëpi nga markat më të njohura Italiane. Duke qenë gjithnjë në përmirësim të shërbimit ndaj
klientëve,

Top Line po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin: Asistente Ekzekutive

Ky pozicion kryen një gamë të gjerë aktivitetesh mbështetëse administrative dhe operative për të
ndihmuar Administratorin dhe vepron si pika e parë e kontaktit për klientët në Showroom-in Top Line:

- Përgjegjës për menaxhimin e telefonatave, postës, planifikimin e takimeve, krijimin e dosjeve dhe
menaxhimin e përgjithshëm të zyrës.
- Përgatit korrespondenca të ndryshme me prodhues dhe klientë, plotëson raporte shpenzimesh, etj.
- Ndihmon në përgatitjen e materialeve të takimit me klientin sipas kërkesave specifike.
- Sipas rastit, dërgon porositë tek prodhuesi i produktit dhe mban korrespondencat përkatëse për të
siguruar shërbimin e duhur dhe në kohë te klienti, deri në marrjen në dorëzim të porosive.

Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Universiteti
- Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
- Njohuri të gjuhës Italiane.
- Njohuri të programeve MSOffice, Excel, PPT.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kopje të CV-së në adresën [email protected] ose të kontaktojnë në
numrin celular 069 60 53034 brenda datës 5 Nentor 2024.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen.

Top Line siguron kandidatët se të dhënat personale të pranishme në CV-të e mbledhura përmes portalit online, për pozicione të
lira pune,  do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008. Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”.

NIVELI

Punonjes

PROFILI

Administrim-menaxhim

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

TOP LINE SHPK

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Administrim-menaxhim

Publikuar më 11/10/2024