Njoftime pune - Përfaqësues shitjesh në dyqan
Tirane • Tirane • Albania
Full Time
PËRSHKRIMI
NJOFTIME PUNE - PËRFAQËSUES SHITJESH NË DYQAN
Përfaqësues shitjesh në dyqan është përgjegjës për realizimin e shitjeve në POS.
Gjatë kontaktimit me klientët, Perfaqësues i Shitjes paraqet një informacion të saktë mbi kompaninë, produktet e saj, çmimet, ofertat dhe realizon procesin e shitjes.
Nënshkruan marrëveshje me klientët, mirëpret ankesat e tyre dhe realizon raportimin ditor.
Detyrat
-Informohet për produktet, paketat, procedurat brenda kompanisë;
-Identifikon nevojat e klientëve dhe i drejton klientët drejt produktit të duhur të përshtatshëm për ta;
-Informon Supervizorin e Dyqanit për nevojat dhe kërkesat e Klientit;
-Raporton te Supervizori i Dyqanit për gjithë punën që POS kryen çdo dite (Nr e abonenteve të rinj, rinovimet, kërkesat e reja etj)
-Identifikon dhe Informon Supervizorin e Dyqanit për mungesat apo shtojcat që duhen në POS;
-Siguron që të gjitha faturat e gjeneruara nga POS që mbulon të jenë prodhuar sakte sipas specifikimeve në proceduren e aprovuar të POS dhe listës së çmimeve të aprovuara;
-Sigurohet që të gjithë klientet të marrin faturat, mandat arketimet, kuponin tatimor në moment dhe këto veprime të jenë të regjistruara në sistemin financiar;
-Sigurohet që userat e POS në sistemet e billingun dhe ato financiare F5, kasa fiskale, punojnë në çdo moment, për të mos lejuar ndërprejen e punës.
-Realizon përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Supervizori i Dyqanit.
NIVELI
Punonjes
PROFILI
Shitje-blerje-marketing
KRITERET
Kualifikimet Të ketë përfunduar Arsimin e lartë; Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Përfaqësues Shitjesh në industrinë e telekomunikacionit; Të zotrojë në nivel shumë të mire gjuhën Angleze; Të zotrojë shumë mirë ‘’Paketën Office’; I/E orientuar dhe me prirje për të njohur produktet dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit; Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët; Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
ARSIMI
I mesem
I larte
PËRVOJA
3
ORARI I PUNËS
40 ore ne jave
ÇFARE OFRON KOMPANIA
Ofrojme kushte shume te mira pune dhe pagese. Keni mundesi te zhvilloni karrieren tuaj me profesionistet me te mire te fushes ne industrine e telekomunikacionit.
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Madcom
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Kompania Madcom është themeluar në tetor të vitit 2021 nga një skuader profesionistësh me eksperiencë të gjatë e të suksesshme në fushen e shërbimeve fix’e.
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Shitje-blerje-marketing
Publikuar më 15/10/2024