Menaxher i Burimeve Njerezore
Tirane • Tirane • Albania
ALL 100.000
Full Time
PËRSHKRIMI
MENAXHER I BURIMEVE NJEREZORE
Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për kompaninë përfshirë rekrutimin, trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimet e performancës;
Harton politika, procedura, manuale dhe direktiva që adresojnë dhe trajtojnë aspekte të marrëdhënies së punësimit si dhe është kontakti kryesor qe menaxhon problematikat e punonjesve në vendin e punës.
Promovon një kulturë të punës pozitive dhe gjithëpërfshirëse, duke nxitur angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve.
Zhvillon dhe implementon sisteme të vlerësimit të performancës dhe ndihmon drejtuesit në aplikimin e metodave më të mira të vlerësimit të stafit.
Kryen analiza dhe raporton në mënyrë periodike mbi metrika të qarta të kapitalit njerëzor për të ndihmuar vendimmarrjet e shoqërisë.
Menaxhon dokumentacionin e burimeve njerëzore, regjistrat dhe të dhënat e punonjësve, duke siguruar konfidencialitetin dhe saktësinë.
Merr informacion per vendet vakante dhe zhvillon/organizon strategjinë e publikimit të njoftimeve të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar;
Plotëson, përditëson dhe administron dokumentacionin në lidhje me punëmarrësit: dosjen personale, regjistrin e punëmarrësve, lejet, pushimet vjetore;
Përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale;Të përmbushi të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH);
NIVELI
Menaxhere
PROFILI
Burime njerezore-asistence ligjore
KRITERET
• Të ketë përfunduar studimet e larta, • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore; • Të njohë mirë Kodin e Punës dhe legjislacionin qe lidhet me marrëdhëniet e punës; • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office; • Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
ARSIMI
I larte
PËRVOJA
2
ORARI I PUNËS
8:30:17:00
ÇFARE OFRON KOMPANIA
Kushte shume te mira pune
PROCEDURAT DHE AFATET E APLIKIMIT
Me email
DETAJET E KOMPANISE
EMRI I KOMPANISE
Pune e Re
PERSHKRIMI I KOMPANISE
Agjenci punesimi
KARTA EXTRA
Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.
Ofertat e javës
Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.
Kërko preventiv
Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.
Ja disa këshilla për ty
Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.
Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes
Burime njerezore-asistence ligjore
Publikuar më 19/11/2024