logo

Doni të mbaroni punë?

/Njoftime pune - Menaxher Logjistike - A.M.G sh.p.k
Tracking pixel for ad 1230077
no image

NJOFTIM PREMIUM

Njoftime pune - Menaxher Logjistike - A.M.G sh.p.k

Tirane • Tirane • Albania

Full Time

PËRSHKRIMI

NJOFTIME PUNE - MENAXHER LOGJISTIKE - A.M.G SH.P.K

A.M.G sh.p.k pjesë e DVG Group kompani lider në tregun shqiptar me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania po kërkon një Menaxher Logjistike.

Përmbledhje:

Menaxheri i logjistikës planifikon dhe përgjigjet për të githë aktivitetet e shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit duke koordinuar/optimizuar drejtuar dhe kontrolluar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive e duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

Detyrat

• Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, Oficinën dhe Teknikën).
• Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë magazine dhe transportin.
• Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës.
• Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal.
• Lokalizon partnerët e biznesit, furnitorët dhe me raportin më të mirë cmim-cilësi,për të bashkëpunuar.
• Përgjegjësi i logjistikës duhet të sigurojë që të gjitha aktivitetet e transportit dhe distribucionit të përputhen me rregulloret, rregulloren e brendshme, kërkesat e kodit rrugor ose kërkesat e inspektoriateve shtetërore.
• Raporton për departamentin e tij cdo muaj/tre-mujor,gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.
• Zgjidh në mënyrë eficente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga CEO.

Kualifikimet

Aftësi të tjera

• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• Aftësi në motivimin dhe drejtimin e stafit në varësi.
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
• Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

Kërkesat:

• Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
• Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”.” Supply Chain Management”,” Logjistikë” përbën avantazh.
• Eksperiencë 3 vjecare në pozicione të ngjashme.
• Njohje e mirë e gjuhës Angleze.
• Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
• Leje drejtimi automjeti (Klasi B).

Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: hr@amgfood.com. Për çdo pyetje mund të kontaktoni në numrin: +355676047277

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


NIVELI

Menaxhere

PROFILI

Transport-logjistike-sigurim prone

DETAJET E KOMPANISE

EMRI I KOMPANISE

A.M.G sh.p.k

ad

KARTA EXTRA

Është një kartë klienti e cila mund të përdoret në të gjitha dyqanet, lokalet, baret dhe restorantet afër teje… por edhe më tej! Mund të blesh atë që do, ku të duash dhe kur të duash duke mbledhur pikë që do të të shërbejnë si bonuse për blerjet dhe shërbimet e ardhshme që do të bësh.

Ofertat e javës

Eksploro ofertat e javës, gjej çmimin më të mirë për produktin tënd. Profesionistët tanë do të ndihmojnë të gjesh zgjidhjen më të mirë për ty.

Kërko preventiv

Kërko një ofertë të detajuar për produktin tënd.

Ja disa këshilla për ty

Që njoftimi yt të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm, ndiq disa këshilla të rëndësishme që do të ndihmojnë në këtë proçes.

Çelësi është zgjidhja perfekte për ty si qytetar apo biznes

ad

Transport-logjistike-sigurim prone

Publikuar më 29/03/2025

Njoftime pune - Menaxher Logjistike - A....

Ne përdorim cookies

Ky faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Duke pranuar, ju pranoni përdorimin e cookies tona.